Lajme

LDK konfirmon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

06/02/2021 11:08
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

“Po do të marrim pjesë në takim. Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë Halimi.

Dje “Gazeta Blic” kishte raportuar në lidhje me ftesën e Osmanin për konsultë me subjektet politike rreth dakordimit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

“Takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive politike do të filojnë nesër dhe këto takime do të jenë ndaras me secilën veç e veç”, tha dje ky burim për “Gazeta Blic”.

EKSKLUZIVE: Presidentja Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, këto janë datat e mundshme