Lajme

LDK me kabinet alternativ opozitar ndaj Qeverisë Kurti

04/19/2021 19:05
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përfunduar mbledhjen e kryesisë, në të cilën është vendosur që të formohet një “kabinet alternativ”, kundrejt qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Blic.

Ky vendim i LDK-së, është pothuajse njësoj sikurse PDK pasluftës, ku pati formuar të ashtuquajturën “qeveri nën hije”, në kundërshtim të pushtetit të atëhershëm që udhëhiqej nga LDK dhe AAK.

Ndërsa, në vendimin e sotëm të LDK-së, është marrë vendim për organizimin e gjashtë Departamenteve.

Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.

Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:

Departamenti i Politikës së Jashtme;

Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;

Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;

Departamenti i Shëndetësisë;

Departamenti i Rinisë;

Departamenti i Avancimit Shoqëror.