Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Konferenca do të fillojë në orën 13:30. Ndërkohë, që nuk dihen ende arsyet e konferencës.
“Sot (e martë), më datë 18 janar 2022, në orën 13:30, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, njofton LDK-ja.
Kujtojmë se deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në seancën e jashtëzakonshme të së shtunës votuan pro rezolutës kundër referendumit serb në Kosovë, që u propozua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mirëpo, kundër vendimit të kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, dolën tre anëtarë të LDK-së. Driton Selmanaj, Agim Veliu dhe Skender Hyseni kundërshtuan e akuzuan hapatazi kreun e partisë.
“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”- Erdogan poston fotot nga vizita në Shqipëri