LDK ka publikuar mashtrimin e radhës të qeverisë për pagat, raporton Gazeta Blic.
LDK ka thënë se ka pranuar mesazhe të shumta nga qytetarët, të cilët kanë shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat.
Kjo parti ka thënë se zgjidhja është e qartë, propozimi për koeficient 125.
Postimi i plotë:
MASHTRIMI I RADHËS I QEVERISË PËR PAGAT
Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat.
Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre.
Zgjidhja është e qartë.
Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme.


