Lajme

LDK: Kryeministri të japë dorëheqje, pastaj caktohet data e zgjedhjeve

05/29/2024 15:19
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm ka miratuar qëndrimin e Lumir Abdixhikut dhe të kryesisë për zgjedhjet e parakohshme “kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve”.

LDK po ashtu ka aprovuar kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve nëpër degët e partisë.

Në fund, LDK thotë se “është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen në Kosovë, prandaj është e vetmja parti që po bën të gjitha përgatitjet dhe po vazhdon takimet me qytetarë anë e kënd vendit”.

Njoftimi i plotë: