Lajme

LDK konfirmon pjesmarrjen në takim me Konjufcën

11 ditë më parë
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 8 prill 2025 do të mbledhë kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të përgatitur rendin e ditës për seancën konstituive.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesamrrjen në këtë takim.

Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, është e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, do dërgojmë një përfaqësues nga LDK”, deklaroi Mustafa për “Gazeta Blic”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re.