Lajme

LDK-ja propozon për kryesues Kuvendi Fehmi Kupinën

01/05/2022 10:40
nga:Q R

Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës është propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritet të votohet kryesuesi, vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar emrin për kryesuesin.

LDK-ja propozoi Fehmi Kupinën, për kryesues te Asamblesë Komunale të Prishtinës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk kanë propozim për kryesues, por do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit.

As partitë tjera nuk patën propozime, ndërkaq Kuvendi ka shkuar në pauzë për 15 minuta, derisa asamblistët të bëhen gati për votim.

Fillon mbledhja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, prezente të gjitha partitë