Lajme

LDK-ja pësoi rënie në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, Rama për Abdixhikun: Modeli i lidershipit që i duhet vendit në të ardhmen

12/29/2025 10:05
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar si shembull të lidershipit të përgjegjshëm dhe etik në politikë, raporton GazetaBlic.

Rama theksoi rolin e Abdixhikut në reformat e brendshme të LDK-së, ndërtimin e një programi serioz dhe promovimin e një gjuhe politike të matur e përbashkuese.

Ai vlerësoi gjithashtu pranimin me dinjitet të rezultatit zgjedhor dhe përfshirjen e profesionistëve jashtë partisë, duke e quajtur këtë qasje model që i shërben interesit publik dhe demokracisë në vend.

Postimi i plotë: