Lajme

LDK-ja nis me “planin” për dalje nga kriza, mbledh gazetarët dhe opinionistët

07/05/2023 11:45
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur takimet e paralajmëruara “për kapërcimin e izolimit dhe krizës”, pas sanksionimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe përkeqësimit të raporteve të qeverisë së Kosovës me qeverinë amerkane.

“Plani” i LDK-së për të dalë nga kriza ka nisur me një takim me gazetarë dhe analistë që po mbahet në një nga hotelet e Prishtinës.

Takimi i dytë pritet të mbahet me organizata të shoqërisë civile, i treti me profesorë universitarë e ish-diplomatë dhe i katërti me biznese nga sektori privat në vend.