Lajme

LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre

04/27/2024 10:00
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre.

LDK thotë se ditët si kjo janë mision për të mësuar për fatin e tyre, por dhe që të vihet në vend drejtësia në këtë çështje.

Ndër të tjera kjo parti shprehet se Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur fatin e të zhdukurve të luftës.

“27 prilli shënon Ditën e Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës së fundit, por që ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur nga regjimi i Serbisë; të cilët u vranë dhe masakruan të pafajshëm, nga makineria kriminale e ushtrisë dhe policisë serbe” thuhet në komunikatën e LDK-së.

Postimi i plotë: