Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se më 11 janar do ta hapin fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.
Kandidati për deputet nga kjo parti, Alban Rraci me numër 38, thotë se me 11 janar do hapet fushata e fitorës.
Rraci tutje thotë se me më 11 janar, të djathtit, rugovistët, mbështetësit e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim.
Postimi i plotë:
Republika jonë është vet ëndrra jonë!
Ndryshimi sot është misioni jonë!
Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, mbështetësit e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!
Ejani. Ky është momenti ynë!
Ndryshimi po vjen! ✌️