Lajme

LDK-ja ka nisur reformat në heshtje, Ferizaj një nga degët me zhvillime të reja

04/27/2021 17:53
nga:Gazeta Blic

Rënia e madhe në vota në zgjedhjet e fundit, e detyroi LDK-në të bëjë ndryshime të mëdha në lidershipin e saj. Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, në krye të kësaj partisë u vendos Lumir Abdixhiku.

“Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politik, me synime dhe qëllime të qarta, për ta kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal… Përgjatë kohës, megjithatë, LDK-ja nuk arriti të mbajë dhe as të rrisë mjaftueshëm votuesit e saj. Ndonëse arsyet për një rënie të tillë mund t’i rendisim dhe përmendim me rend, arsyen e vërtetë dhe të vërtetën e vetme e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja ne duhet të nisim rikthimin tonë të madh”, ishin fjalët e Lumir Abdixhikut pas fitores në garën për kryetar të LDK-së.

Ne emër te reformave Abdixhiku ka fituar dhe ka nisë betejën për ta ribërë LDK-në komunë pas komune.

Burimet e Gazetës Blic në Ferizaj tregojnë se në heshtje atje ka filluar gare në mes të gardës së vjetër dhe të rinjve që duan reforma. Grupi i Adem Salihut dhe të tjerët edhe pse me rezultatet shumë të ulëtdëshirojnë të ruajnë fuqinë mbi degën e LDK-së atje.

Ndërsa nga gjenerata e re një nga më të preferuarit e Lumir Abdxhikut në degën e Ferizajt për kandidaturën e kryetarit, flitet se është doktori i njohur dhe aktivisti i dalluar i LDK-së, Dr. Flamur Llabjani.

Doktor Llabjani shihet si njëri nga njerëzit më më potencial që ka LDK-ja në ketë Komunë. I shkolluar për mjekësi me rezultatet te mira, përvoja në Zvicër e Gjermani si dhe kapitali e aktiviteti në LDK, kanë bërë që Dr. Llabjani të cilësohet si një nga kandidaturat më serioze, bën të ditur burimi ynë.

Gazeta Blic merr vesh se gara është duke u zhvilluar në heshtje, por nga brenda shihet interesim e angazhim për mbështetje sa më të madhe nga të gjithë pretenduesit për të parin e LDK-së në Komunën e Ferizajt.

Gazeta Blic do të ju mbaj të informuar për zhvillimet në LDK.