Lajme

LDK-ja e gatshme për kontribut në zgjidhjen e presidentit të Kosovës

09/28/2026 14:06
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të japë kontribut për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me çështjen e presidentit të Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, tha se partia e saj është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e situatës dhe të shmangë një skenar që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Jemi të gatshëm të japim kontribut për zgjidhjen e presidentit”, deklaroi Lushaku pas seancës së Kuvendit.