Lajme

LDK-ja dorëzon kërkesë zyrtare për vendosjen e shtatores së Leotrimit në oborrin e Kuvendit

06/28/2024 12:17
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe më 1998, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrimit e ka dorëzuar të enjten deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, dje kemi dorëzuar zyrtarisht kërkesën drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Leotrim Ahmeti, fëmija 7-vjeçar u vra me 11 shtator 1998, nga shpërthimi i granatave të forcave serbe në oborrin e shtëpisë së familjes Ahmeti në Rrezallë të Skenderajt, dhe copat e granatës ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, gruas së Malush Ahmetit, dëshmorit të Kosovës”, shkroi ai.