Lajme

LDK insiston sërish: Koeficienti të jetë 125 euro

02/02/2023 10:57
nga:N M

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancën e rregullt e ku aktualisht po debatohet për vlerën e koeficientit, i vendosur nga qeveria prej 105, euro raporton Gazeta Blic.

Në fjalimin e saj në emër të grupit parlamentar të LDK Hykmete Bajrami ka kërkuar që koeficienti të jetë 125 euro dhe për këtë ka thënë se LDK do të dal edhe me një amendament.

“Eshët e papranueshme koeficienti 105 për shkak të krizës ekonomike dhe sociale. Është e papranueshme të ulen pagat për profesorët e Universitetit dhe në sistemin e drejtësisë. LDK insiston që koeficienti të jetë 125 euro dhe do të kemi në amendament për këtë, e që vlera vjetore e ligjit për pagat me koeficient 125 euro, është 120 milionë euro”, ka thënë ajo.

Çitaku: Raporti me ShBA-të dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes