Lajme

LDK i kundërpërgjigjet Kurtit: Premtimet e thata i njeh më së miri ai!

10/30/2024 16:38
nga:Y I

Zëdhënësi e deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili tha se opozita po bën shumë premtime boshe.

Mustafa tha se mjeshtër i premtimeve të thata është vet kryeministri Kurti dhe i njeh më së miri.

“Premtimet e thata i njeh më së miri Kurti, ai është mjeshtër i tyre.Për dallim prej kësaj qeverie, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vizionin, udhëheqësinë, ekipin dhe programin e qartë me hapa konkret për Kosovën. Vendosmëria jonë për implementimin e plotë të zotimeve tona do të jetë e qartë që në javën e parë të qeverisjes sonë. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook.