Anudena Gllareva është gruaja e tretë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit do të jetë kandidate për kryetare komune.
Gllareva do të jetë kandidate në Drenas, ku përballë do ta ketë edhe kreun aktual të komunës, Ramiz Lladrovcin e kundërkandidatët tjetër gjithashtu.
Kështu ka mësuar “GazetaBlic” nga burime të sigurta brenda LDK-së.
Nominimi i Gllarevës ka qenë pjesë e diskutimeve tash e një kohë në opinionin politik, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi, përcjell GazetaBlic.
Në anën tjetër, kujtojmë se përveç Gllarevës, kandidatet gra të nominuara nga LDK-ja janë Sibel Halimi në Ferizaj dhe Hyrije Dobruna në Deçan.
Këto emërime duket të jenë pjesë e ndryshimeve të brendshme në partinë më të vjetër në vend.
Zyrtarizimi i Gllarevës pritet të bëhet këtyre ditëve.
/GazetaBlic/


