Sot në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, është publikuar sondazhi i fundit.
Këtij sondazhi, me sa duket mund t’i gëzohet vetëm LDK-ja, pasi që rritja e saj është e madhe, si parti dhe si lidership.
Ky sondazh tregon rritjen e vazhdueshme të LDK-së, si dhe të kryetarit të saj Lumir Abdixhiku.
Sipas këtij sondazhi LDK, brenda një periudhe prej 6 muajsh ka pasur ngritje të madhe, ku është dyfishuar me pëlqyeshmëri.
Ndërkohë në pyetjen për liderin e preferuar, prapë rritjen më të madhe të popullaritetit e ka Abdixhiku i LDK-së.
Sipas këtij sondazhi, partia në pushtet LVV, tashmë ka humbur një të tretën e përkrahësve; ndërkohë që PDK mbetet e treta duke u pasuar nga AAK, NISMA dhe e fundit lista GUXO me më pak se 1 përqind.
PIPOS: 38.19% e qytetarëve do të votonin sot për VV-në, 25.12% për LDK-në, 21.35% për PDK-në


