Lajme

LDK dhe PDK arrijnë koalicion në komunën e Fushë-Kosovës

10/26/2025 22:19
nga:Y I

LDK dhe PDK kanë nënshkruar koalicion në Fushë-Kosovë për raundin e dytë të balotazhit.

Lajmin e ka konfirmuar kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani.

“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit.Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: