Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të zhvillimeve nga takimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
LDK-ja opozitare do të bëjë të ditura qëndrimet e saja pasi që të dihet epilogu nga takimet mes Kurtit dhe Vuçiq në qendren evropiane.
Burimet brenda kësaj partie i thanë Klanit se do të dëshironin që në marrëveshje të ishte njohja reciproke me Serbinë./Klan Kosova/


