Lajme

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të vendit

11/30/2024 00:19
nga:Gazeta Blic

Partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku ka dënuar sulmin në veri, raporton Gazeta Blic.

“Këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Reagimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm sulmet në veri të vendit. Këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë.

U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale. Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës.

LDK-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në vend.

LDK – Zyra e Informimit