Lajme

LDK bojkoton RTK-në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format!

02/03/2023 13:19
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës, zyrtarisht ka bojkotuar prezencën në Radio Televizionin e Kosovës, deri në anulimin e procesit të përzgjedhjes së drejtorit të këtij televizioni.

LDK konsideron se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e këtij institucioni publik i cili po shndërrohet në mjet propagande për pushtetin.

“LDK ka reaguar rreth kësaj përzgjedhje dhe deri në anulimin e këtij procesi me të gjitha strukturat e saj udhëheqëse do ta bojkotojë prezencën në këtë kanal publik”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë: