Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës këtë të shtunë, në Pallatin e Rinisë.
Hapja e fushatës do të bëhet nga ora 17:00, teksa ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje. Aty do të prezantohet edhe lista e kandidatëve për deputetë.
“Ejani! Këtë të shtunë, në hapjen e madhe të fushatës sonë zgjedhore! Pallati i Rinisë, nga 17:00 të gjithë në Prishtinë! ✌️”, ka shkruar Abdixhiku.