Lajme

LDK apelon qytetarët: Votoni masivisht, me dashni për Gjilanin e Republikën 

02/09/2025 07:56
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, fton qytetarët që të dalin në mënyrë masive për ta shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për zhvillim të Gjilanit e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht për ruajtjen dhe përparimin e shtetit. 

Shtabi i LDK-së bën të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë në Gjilan dhe procesi deri tani po shkon mirë.