Xhiroja e 18-të fillon sot në Serie A.
Në program janë dy ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryesuesi i tabelës, Interi do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Salernitanan. Kundërshtari i sotëm i Interit po kalon në një fazë të vështirë dhe madje rrezikon edhe përjashtimin nga liga.
Në anën tjetër, Lazio e pret Genoan e Andriy Shevchenkos në kryeqytet.
Vedat Muriqi nuk pritet të jetë as sonte titullar, me Sarrin që tashmë duket se e ka humbur plotësisht besimin në sulmuesin kosovar. Muriqi është lidhur me një rikthim tek skuadra e Fenerbahces dhe kjo gjë mund të ndodhë që në muajin janar.
Lazio (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Luiz Felipe, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Pedro, Felipe Anderson, Zaccagni
Genoa (3-5-2): Sirigu; Vanheusden, Masiello, Criscito; Ghiglione, Sturaro, Badelj, Hernani, Cambiaso; Pandev, Destro
/GazetaBlic Sport/


