Sporti

Lazio me objektivin Europë, ja si e rreshton skuadrën Tudor përballë Sassuolos

04/12/2024 20:34
nga:E K

Lazio rikthehet në fushë këtë mbrëmje për të harruar shpejt disfatën e fundit në derbi, në funksion të pjesëmarrjes në Europë sezonin e ardhshëm.

Rruga është e përpjetë por dëshira për hakmarrje është e madhe. Përballë bardhëkaltërve është Salernitana, që tashmë duket e destinuar për të rënë në Serinë B.

Megjithatë, pavarësisht vendit të fundit, skuadra e Colantuonos dëshiron të mos mos ndihet si varkë shpëtimi për ekipet e tjera.

Sa u përket formacioneve, Igor Tudor mbështetet te Castellanos në qendër të sulmit, i mbështetur nga Felipe Anderson dhe Luis Alberto.

Në mesfushë me Vecinon do të jetë Kamada ndërsa Lazzari dhe Marusic do të kenë detyrën e drejtimit të korsive anësore. Në mbrojtje përballë Mandas do të jenë Patric, Casale dhe Gila.

Formacionet zyrtare

Lazio (3-4-2-1): Mandas; Patric, Casale, Gila; Lazzari, Kamada, Vecino, Marusic; Luis Alberto, F.Anderson; Castellanos.

Salernitana (3-4-2-1): Costil; Gyomber, Boateng, Pirola; Zanoli, Coulibaly, Maggiore, Bradaric; Tchaouna, Candreva; Ikwuemesi.