Sporti

Lazio kërkon transferimin e Bonuccit, për italianin ka interesim edhe nga Bundesliga

08/15/2023 15:40
nga:Lorik J

Leonardo Bonucci mund të  vazhdojë karrierën në Evropë.

Union Berlin ka bërë një ofertë për Bonuccin dhe presin një përgjigje deri nesër, përcjell GazetaBlic Sport.

Dyshimi i tij është shkaktuar nga interesimi i Lazios për nënshkrimin e tij.

Leonardo mund të zgjedhë të shkojë në Berlin tani ose të presë Lazion me mundësinë që interesi i tyre të mos bëhet asgjë konkrete.

/GazetaBlic Sport