Sporti

Lazio – Juventus, formacionet e mundshme

11/20/2021 11:07
nga:Mergim Rreci

Maurizio Sarri do të përballet me ish skuadrën e tij, Juventusin, sot me fillim nga ora 18:00.

Trajneri toskan fitoi titullin e Serie A në 2019-2020, por nuk mjaftoi për të shmangur shkarkimin në fund të sezonit. Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat tha se gjigantët e Serisë A e nënvlerësuan Scudetton që ai fitoi në Torino, përcjell GazetaBlic Sport.

Dyshimi kryesor i Lazios ka të bëjë me Ciro Immobile. Sulmuesi humbi dy ndeshjet e fundit të Italisë për shkak të një dëmtimi, por ai mund të ketë të drejtë të luajë kundër Bianconerëve. Ai do t’i nënshtrohet një testi të fundit mjekësor para ndeshjes të së shtunës në mëngjes.

Nëse ai nuk do të jetë i aftë për të luajtur, Pedro ka të ngjarë të fillojë si sulmues i rrejshëm në ndeshjen e sotme.

Juventusi duhet të luajë pa Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey.

Argjentinasi pësoi një dëmtim, ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Argjentinën, ndërsa Ramsey mori një lëndim muskulor pas kthimit të tij në Torino nga Uellsi.

Juventusi ka humbur vetëm dy nga 33 takimet e fundit të Serisë A me Lazion, të fundit me Maurizio Sarri në krye.

Vedat Muriqi nuk do të jetë titullar as pas dyshimeve për Immobilen, me sulmuesin që pritet të largohet.

Formacionet e mundshme

Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Pedro, Zaccagni

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, L Pellegrini; Cuadrado, McKEnnie, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Morata.

/GazetaBlic Sport/