Sporti

Lazio – Inter, formacionet zyrtare

05/13/2026 20:02
nga:L J

Në Stadio Olimpico, luhet sonte finalja e Kupës së Italisë, me Lazion dhe Interin gati të përballen me njëri-tjetrin për herë të dytë brenda pak ditësh.

Lazio nuk e ka mposhtur Interin që nga viti 2022, kur Biancocelesti fituan 3-1. Për më tepër, takimet e mëparshme të këtij sezoni favorizojnë Nerazzurrët, 2-0 në San Siro, 3-0 në xhiron e fundit të kampionatit.

Finalja luhet sonte nga ora 21:00.

Ja formacionet zyrtare:

LAZIO (4-3-3): Motta; Marusic, Gila, Romagnoli, Tavares; Basic, Patric, Taylor; Isaksen, Noslin, Zaccagni.

INTER (3-5-2): Martinez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Dumfries, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Thuram, Lautaro.

/GazetaBlic Sport