Lazio ka siguruar një biletë për në finalen e madhe të Kupës së Italisë, pasi eliminoi Atalanta në një përballje dramatike në gjysmëfinale.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, sfida e kthimit në Bergamo përfundoi 1-1, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-3.
Meqë nuk aplikohet rregulli i golit mysafir, kualifikimi u vendos pas goditjeve të penalltive, ku bardhekaltrit u treguan më të saktë dhe siguruan kalimin në finale.
Në finalen e madhe, Lazio do të përballet me Interin, që tashmë ka siguruar kualifikimin pas një përmbysjeje dramatike ndaj Como-s.
/GazetaBlic Sport/


