Lazio ka arritur të fitoj ndeshjen e parë të Serie A ndaj Empolit.
Skuadra e Sarrit triumfoi me rezultat 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi lojtari i Empolit, Bandinelli i cili shënoi pas asistimit të shqiptarit, Nedim Bajrami në minutën e 4’të të takimit.
Golat për Lazion i shënuan Savic në minutën e 6’të, Lazzari (31′) dhe Immobile nga penalltia në minutën e 41’të për epilogun final të këtij takimi.
/GazetaBlic Sport/


