Sporti

Lazio dhe Inter të interesuara për Giroud

05/14/2021 10:29
nga:E K

Duket se aventura e francezit, Olivier Giroud në Londër është drejt fundit.

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Chelsea me parametra zero, pasiqë kontrata me londinezët i skadon këtë afat veror, shkruan GazetaBlic Sport.

Olivier Giroud e ka të qartë se nuk është në planet e trajnerit të ri të Chelseat, Thomas Tuchel dhe pritet të largohet në drejtim të Italisë.

Megjithatë ka edhe klube të tjera evropiane të interesuara për të si: Olympique Marseille, Monaco, Lille dhe Olympique Lyon.

34 vjeçari është inkuadruar në 34 ndeshje këtë edicion për Chelsean kryesisht nga banka rezervë dhe ka shënuar 11 gola.