Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se kërkesat e Ukrainës për Perëndimin për ta lejuar atë ta godasë thellë Rusinë me armë të perëndimit janë shantazh.
Lavrov citohet nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se Rusia po “rregullon” doktrinën e saj të armëve bërthamore dhe se është e rrezikshme për fuqitë bërthamore të Perëndimit të “luajnë me zjarrin”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se përdorimi i armëve të prodhuara nga perëndimi për të goditur objektiva më thellë brenda Rusisë do të reduktonte aftësinë e Moskës për të sulmuar Ukrainën, shkruan BBC.


