Lajme

Lavrov: Konflikti në Ukrainë do të përcaktojë rendin botëror

03/16/2022 11:19
nga:Gazeta Blic

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se konflikti aktual është një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë rendin botëror.

Lavrov komentoi gjithashtu bisedimet e vazhdueshme të paqes me Ukrainën, duke thënë se negociatat nuk janë të lehta, por ka disa shpresa për kompromis. Ai tha se disa formulime marrëveshjesh janë afër arritjes.

Gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se pozicionet negociuese po bëhen më realiste.

Johnson: Fola me Zelenskiyn, ia kemi bërë të qartë Putinit, Ukraina s’mund të anëtarësohet në NATO së shpejti