Lajme

Lavror: Nuk jemi të çmendur të fillojmë një luftë bërthamore

03/03/2022 12:59
nga:N M

Vetëm dy ditë më parë, ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov kërcënoi se Rusia mund të përdor armët bërthamore, çka do të qonte në luftën e tretë botërore. Por tani duket se ai dhe shefat e tij rus janë zbutur dhe kanë akuzuar perëndimin se ata janë që kërcënojnë me sulme bërthamore.

Lavrov ka paralajmëruar për kërcënime bërthamore nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina, NATO, Britania e Madhe dhe Franca.

Ministri i Jashtëm rus u tha mediave të huaja se ata duhet të jenë të kujdesshëm ndaj deklaratave të fuqive perëndimore për luftë bërthamore dhe të mos e drejtojnë gishtin nga Rusia.

Sergei Lavrov citoi një propagandë “të pasaktë dhe të nxituar” nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Biden, të cilët thanë se alternativa e vetme ndaj të ashtuquajturave “sanksione nga ferri” ishte lufta e tretë botërore.

“Është në mendjen e politikanëve perëndimorë që ata po i kthehen vazhdimisht luftës bërthamore. Ne nuk e kemi parasysh këtë dhe nuk jemi të çmendur ta bëjmë këtë, andaj nuk do të lejojmë provokime të tilla. Megjithatë, nëse bëhet një luftë kundër nesh, ata që kanë këto plane duhet të mendojnë për atë që do të vijë”./FrontOnline/