Lajme

Lavdatë për Donikën!

11/29/2022 10:59
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Lavdatë për Donikën!

1.
Ashiqare që Donika Gërvalla funksionon si pjestare e aktivizmit civil për kauza të lirisë, e jo si shefe e diplomacisë.
Porse, ajo sot ishte në nivel të detyrës!
Dhe meriton lavdatë për reagim adekuat dhe meritor.

2.
Duhet të jesh nji idiot ordiner e hipokrit, madje nga aspekti etik, mizor, me e thirrë Ivica Dacic-in, njeriun e “Kasapit të Ballkanit”, fashistit Milosevic, me folë për dhunën seksuale, kur botnisht dihet dhe asht mirë e dokumentueme se Milosevic bashk me Dacic & Co., kanë qenë inspirues ideologjik dhunimesh masive të grave në Kroaci, Bosnjë e Kosovë tue e përdor dhunën seksuale si armë lufte!

3.
Organizatori i Konferencës duhet me u gozhdue moralisht (asht e frikshe se në çfarë derexhe ka ra anifashizmi në Europë?) për abuzim dhe dhunim përsëdyti të rreth 20-mijë grave në Kosovë, 1998-1999 me vet faktin se në panel e fton një zyrtar të fashizmit serbian, që mishnon ‘banalittin e të keqës’ (Hanah Arendt.)