Sporti

Lautaro: S’e prisja, Lukaku më zhgënjeu! Veproi njësoj me gjithë shokët

07/27/2023 10:46
nga:E K

Lautaro Martinez ka prekur disa tema të ndryshme gjatë rrëfimit për GDS. Kapiteni i ri i Interit, është i uritur për sezonin e ri. Argjentinasi dëshiron të fitojë trofe me zikaltrit e Simone Inzaghit.

25-vjeçari nuk harron as “tradhtarin” Romelu Lukaku, duke theksuar se ka mbetur i zhgënjyer nga ish-shoku i skuadrës dhe i repartit të sulmit.

“Të mbash shiritin e kapitenit do të thotë të marrësh më shumë përgjegjësi brenda ekipit dhe brenda dhomës së zhveshjes.

Por gjithmonë kështu jam sjellë edhe më parë. Unë kam një objektiv: dua t’u jap një dorë shokëve në nevojë.

Dua të jem në lartësinë e kampionëve të mëdhenj që kanë mbajtur shiritin e kapitenit tek Interi. Dhe t’i bëj të gjithë krenarë për mua.

Dua të fitoj titullin kampion si kapiten, e kam të fiksuar në kokë këtë qëllim. Unë dhe shokët e mi e kemi dërguar shumë lart Interin. Tani janë rritur pritshmëritë.

Thuram? Është shumë inteligjent, di ta përdorë mirë trupin dhe është shumë teknik. Një lojtar që do të na japë një dorë të madhe.

Lukaku? U zhgënjeva prej tij, mbeta keq, nuk e mohoj. Edhe unë u përpoqa ta telefonoja në ato ditë kaosi, por nuk m’u përgjigj kurrë. Kështu veproi edhe më shokët e tjerë. Nuk iu përgjigj askujt…

Pas gjithë këtyre viteve së bashku, unë u zhgënjeva prej tij. Por është zgjedhja e tij dhe i uroj fat”, theksoi kampioni i botës me Argjentinën.