Sporti

Lautaro: Rinovimi? Duroni, nuk është kaq e lehtë

02/05/2024 14:11
nga:E K

Nënshkrimi do të bëhet, por ka ende nevojë për t’u përkufizuar disa detaje. Nuk ka vend për alarm, është vetë Lautaro Martinez që e garanton menjëherë pas fitores ndaj Juventusit. Thelbësore në luftën për titullin. Gjithsesi, rinovimi i shumëpritur me Interin edhe nuk ka ardhur, me kapitenin që shpjegon:

“Akordi nuk është i lehtë për t’u gjetur, por jemi në rrugën e duhur“. Frenimi i argjentinasit në lidhje me çështjen e rinovimit është e vetmja notë stonuese në mbrëmjen e lumtur të “San Siros”. Shenjë që mirëkuptimi mes palëve ende nuk është gjetur. Gjithsesi sulmuesi siguroi pikë së pari tifozët me fjalët: “Nuk ka vend për frikë, unë dhe familja ime jemi mirë në Milano“.

Një deklaratë siguruese se Lautaro është i gatshëm për të zgjatur marrëveshjen deri ne 2028. Dhe për t’u transformuar plotësisht në një flamur të zikaltërve. Kur argjentinasi flet për një “akord jo të lehtë për t’u gjetur”, i referohet kompleksit të aspekteve që i përket një kontratë kaq të rëndësishme.

Vlen shumë për lojtarin që do të kompletonte një dekadë të plotë në Milano në periudhën e pjekurisë së plotë profesionale, aq sa edhe për klubin që do ta bënte Lautaron lojtarin më të paguar të organikës, duke rritur tavanin e pagave. Më konkretisht, për Lautaron flitet për një rritje prej 1 milionë neto nga sa parashikon kontrata aktuale që skadon në 2026.

26-vjeçari duhet të firmosë deri në 2028 për një pagë prej 7 milionë eurosh neto në sezon, duke kaluar Hakan Calhanoglu. Me turkun që me 6.5 milionë neto në sezon, është për momentin më i paguari i skuadrës. Përveç rritjes së pagës, për të cilën ka një mirëkuptim total mes lojtarit dhe klubit, mbeten për t’u përkufizuar detaje të tjera jo të vogla për një kontratë kaq të rëndësishme.

Si bonuset e ndryshme, shpërblimet dhe të drejtat e imazhit. Në çdo rast nuk bëhet fjalë për asgjë që mund të rrezikojë martesën që populli zikaltër pret. 22 gola dhe 5 asiste numëron deri në këtë fazë të sezonit lideri i skuadrës së Simone Inzaghit.