Sporti

Lautaro pesimist: Nuk mendoj se mund ta fitojmë kampionatin, kemi humbur shumë pikë

10/24/2022 16:07
nga:E K

Duke folur për “Rai Sport”, sulmuesi zikaltër, Lautaro Martinez, analizoi ndeshjen e fituar në sekondat e fundit ndaj Fiorentinës.

“Duhej të shënonim katër gola për të fituar, pasi pësuam tre, të cilat janë shumë. Por e rëndësishme ishte të merrnim pikë sepse tashmë kemi humbur shumë.

A kemi ende si objektiv fitimin e kampionatit? Jo, kemi humbur shumë pikë të rëndësishme, mendojmë vetëm që të qëndrojmë sa më shumë para në tabelë”, është shprehur Lautaro.