Sporti

Lautaro: Ne patëm një mundësi unike për ta fituar titullin në derbin, s’kishim si ta lëshonim këtë rast

04/23/2024 09:03
nga:Lorik J

Një nga yjet e Interit, Lautaro Martinez, nuk e fshehu gëzimin për fitoren 2-1 ndaj rivalëve të qytetit Milan dhe titullin e fituar të Italisë.

Nerazzurrët triumfuan me Scudetton për herë të 20-të në historinë e tyre. Sipas golashënuesit argjentinas, Interi kishte një mundësi unike për ta bërë këtë kundër Milanit dhe nuk kishin se si ta humbisnin atë.

“Kemi punuar dhe vuajtur shumë për ta merituar këtë lumturi. Fitoren ia dedikoj familjes sime dhe fëmijëve të mi – ata janë gjëja më e mrekullueshme që më ka dhënë jeta. Fitimi i derbit ishte një mundësi unike dhe ne duhej ta shfrytëzonim atë. Titulli i dytë dhe ylli i dytë me Interin është një nder i madh për të gjithë tifozët tanë dhe njerëzit në klub”, tha dashi.

“Shpresoj të nënshkruaj një kontratë të re, por duhet të sqarohemi me klubin. Por tani dua ta shijoj mbrëmjen”, shtoi Lautaro, i cili kryeson Serie A me 23 gola.

/GazetaBlic Sport