Sporti

Lautaro Martinez me sjellje aspak sportive, një video tregon se si e ka pështyrë Theo Hernandezin gjatë derbit

02/08/2022 08:53
nga:Mergim Rreci

Një video ka qarkulluar në internet që duket se tregon Lautaro Martinez duke pështyrë Theo Hernandez gjatë derbit të Milanit të shtunën.

Në video, mbrojtësi i majtë i kuqezinjve shihet duke ecur nëpër shkallët anësore të fushës pas largimit të tij në Derby della Madonnina.

Teksa zbret, sulmuesi i Interit shihet duke vrapuar drejt skajit të shkallëve, përpara se të supozohet të pështyjë dhe të ofendojë francezin, përcjell GazetaBlic Sport.

Vendimet për sjelljet diciplinore për ndeshjet e Serie A do të shpallen sot, kur do të dimë nëse arbitri raportoi apo jo ndonjë pështymë.

/GazetaBlic Sport/