Skuadra e Interit e ka fituar Kupën e Italisë.
‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 2 me 1 ndaj skuadrës së Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Gonzalez shënoi në minutën e 3-të për epërsinë e ekipit nga Firenca, por me dy golat e Lautaro Martinez, Interi e përmbysi rezultatin dhe arriti ta fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian.
Pikërisht, sulmuesi argjentinas e fitoi çmimin e futbollistit të ndeshjes.



