Sporti

Lautaro Martinez konfirmon të ardhmen e tij

01/06/2024 21:14
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez konfirmon se zgjatja e kontratës së tij me Interin është vetëm çështje kohe.

Sulmuesi aktualisht është i lidhur me gjigantët e San Siros deri në qershor të vitit 2026, por negociatat për një marrëveshje të re kanë vazhduar prej muajsh me pak shenja problemesh, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk ka shumë kohë përpara se të nënshkruajmë rinovimin, varet nga detajet. Ne jemi duke folur dhe jemi në rrugën e duhur”, tha Lautaro Martinez për Sportitalia.

“Ka qenë një vit fantastik për mua, e vetmja pjesë e enigmës që mungonte ishte në Stamboll. Jemi rritur shumë si ekip dhe jam i lumtur që vazhdoj te Interi”.

Fitorja e sotme 2-1 ndaj Veronës do të thotë se Interi do të kurorëzohet zyrtarisht kampion dimëror i Serisë A për këtë sezon, duke ruajtur të paktën një avantazh prej dy pikësh ndaj Juventusit .

“Jemi të fokusuar te vetja, pa ankth. Është e natyrshme që kemi luftuar pak në ndeshjet e fundit kundër Genoas dhe Veronës, të cilët po luftojnë fort për çdo pikë”, përfundoi argjentinasi.

/GazetaBlic Sport/