Sporti

Lautaro Martinez ia dedikoi golat prindërve të tij në tribuna: Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë

04/20/2022 08:52
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez ia dedikoi golat e tij prindërve në tribuna dhe përsëriti angazhimin e tij ndaj Interit pasi mundi Milanin 3-0 për një vend në finalen e Kupës së Italisë. 

“El Toro” shënoi një dygolësh në pjesën e parë për t’i dërguar “Nerazzurrët” në rrugën e tyre, përpara se Robin Gosens të shënonte golin e tretë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se Interi do të luajë në finalen e Kupës së Italisë për herë të parë që kur fitoi trofeun në vitin 2011, atje ku do të përballet me Juventusin ose Fiorentinën.

“Jam i lumtur sepse po luajmë një tjetër finale, ne punojmë për ta sjellë Interin në krye dhe sonte e dëshmuam sërish. Tifozët janë të kënaqur dhe po ashtu edhe ne”, Lautaro Martinez

“Nëna dhe babai erdhën për të më vizituar mua dhe familjen time, kështu që ata ishin në tribuna. Nuk mund të kërkoj më shumë, golat dhe kjo fitore janë për ta, pasi më shtyjnë dhe më mbajnë vazhdimisht lart.

“Siç e thashë edhe më parë, ka gjëra që thuhen që nuk më pëlqejnë, por unë e mbroj këtë fanellë, klubi ka shumë besim tek unë dhe përpiqem t’i shpërblej në fushë, kjo është ajo që ka rëndësi”.

A mundet që fitimi i Derby della Madonnina në Kupën e Italisë t’i japë Interit vrullin në garën e Scudettos?

“Ne e dimë se kemi humbur disa pikë të rëndësishme, kështu që duhet ta marrim ndeshjen një nga një. Është e vështirë, na kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe duhet t’i përballojmë të gjitha në të njëjtën mënyrë që bëmë këtë mbrëmje”, përfundoi Martinez,

/GazetaBlic Sport/