Sporti

Lautaro kërkon pagë të lartë, orë vendimtare për rinovimin me Interin

05/31/2024 09:19
nga:Mergim Rreci

Orë vendimtare për rinovimin e Lautaro Martinezit. Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Interin deri në verën e 2026-ës dhe zikaltrit po nxitojnë t’i zgjasin bashkëpunimin, megjithatë negociatat nuk kanë ecur ashtu siç duhet.

Nëpërmjet agjentit Camano, Lautaro ka kërkuar një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon, e cila do të rritet me dy milionë euro për çdo sezon që kalon, shifra këto që janë shumë larg ofertës së zikaltërve për një pagë prej 8.5 milionë eurosh në sezon.

Te Interi shpresojnë që vetë Lautaro të marrë në konsideratë faktin që ndihet mirë në Milano dhe i është besuar shiriti i kapitenit, për të ulur pretendimet, teksa agjenti i sulmuesit ka zbarkuar tashmë në qytet dhe pritet të takohet me Marottën e Ausilion brenda të shtunës.

Zikaltrit janë gati të sakrifikojnë diçka, por kurrsesi të plotësojnë dëshirat e Camanos, ndaj nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të mendohet shitja e kapitenit.
10 Movies About Gods You Should Watch