Kupa e Botës 2022

Lautaro: I thashë trajnerit se do e gjuaja unë penalltinë, tani shpresoj finalen

12/10/2022 15:23
nga:E K

Për mikrofonat e shtypit argjentinas, Lautaro Martinez foli për momentin në të cilin mori vendimin për të marrë përsipër penalltinë e fundit, ku realizimi i saj e çoi Argjentinën në gjysmëfinale kundër Kroacisë.

“Nuk më takonte mua, por i thashë trajnerit që doja të gjuaja dhe më dhanë penalltinë e pestë. Jam i lumtur sepse mora përsipër penalltinë përfundimtare dhe më ndihmoi të shkoja në gjysmëfinale, gjë që e donim me patjetër.

Këtë ia kushtoj familjes sime në tribunë, gruas time, prindërve të mi, vëllezërve dhe të gjithë kombit argjentinas”, është shprehur “El Toro”.