Sporti

Lautaro, i pakënaqur me vendin e 7-të për ‘Topin e Artë’: Prisja më shumë, ky çmim jo gjithmonë është i drejtë

10/31/2024 10:46
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez nuk ka marrë atë që priste në garën e “Topit të Artë” 2024.

Kapiteni zikaltër e komentoi kështu vendin e tij të shtatë, pas fitores së Interit në Empoli: “Mund të përmirësohem.

Sinqerisht, prisja më shumë se vendi i shtatë për ‘Topin e Artë’, nisur nga puna e bërë me Interin dhe Argjentinën.

Megjithatë, ndonjëherë këto çmime nuk jepen në mënyrën e duhur. Si ekip duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse kampionati është i gjatë”, deklaroi ai.