Sporti

Laura Fazliu vazhdon me fitore, mposht edhe kroaten Iva Oberan

05/10/2023 12:51
nga:Lorik J

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar edhe garën e radhës në Botëror.

Laura Fazliu ka arritur fitore në rrethin e dytë ndaj kroates, Iva Oberan, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë xhudistja kosovare që garon në kategorinë -63kg ka kaluar në rrethin e tretë të Botërorit.

Në këtë raund ajo do të përballet me brazilianen, Quadros.

/GazetaBlic Sport