Sporti

Laura Fazliu siguron finalen e madhe të Mastersit në Izrael

12/21/2022 13:52
nga:Lorik J

Laura Fazliu po tregohet e jashtëzakonshme në Mastersin e Izraelit.

Xhudistja kosovare ka depërtuar në finale të kategorisë deri në 63 kilogramë.

Ajo ishte më e suksesshme sesa izraelitja Gili Sharir, të cilën e eliminoi në gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”. Paraprakisht, Laura në rrethin e parë e mposhti francezen Manon Deketer.

Në atë të dytë ishte më e mirë se sllovenia Andreja Leski, kurse në çerekfinale e eliminoi polaken Angelika Szymanska.

Pas pauzës disaorëshe, Fazliu do ta kërkojë medaljen e artë, njëjtë siç bëri dje Distria Krasniqi.

Laura e ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë, por ta do ta kërkojë të artën.

Në këtë kompeticion do të marrë pjesë edhe garuesja e katërt kosovare, Loriana Kuka.

Ky është njëri prej turneve më të rëndësishëm në botë në sportin e xhudos.