Laura Fazliu ka mbetur pa medalje në Grand Slamin e Tbilisit.
Në saje të një lëndimi që pësoi në fund të ndeshjes ndaj Joanne van Lieshout, Fazliu u mposht pas një mbajtje që rezultoi me IPPON, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ndeshje vlente për medaljen e bronztë, por duhet vlerësuar patjetër angazhimi maksimal deri në sekondat e fundit nga xhudistja kosovare.



